Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT-së në Elbasan, lejoi ndërtimin e një objekti 1200 metra katror pa leje! Në pranga dhe një tjetër

Ish-kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan, Mario Qosja, 38 vjeç, është arrestuar nga policia pasi dyshohet për shpërdorim detyre.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe 50-vjeçari, Ndriçim Kuqja, banues në Elbasan, i cili ndërtonte pa leje një objekt prej 1200 metër katror në zonën e llixhave, Elbasan.

Po ashtu u procedua penalisht shtetasi Alian Zabeli, 34 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë inspektor në Inspektoratin Vendor të Mbrojtjes të Territorit, bashkia Elbasan.

Në lidhje me ndërtim pa leje në sipërfaqe të madhe ndërtimore në zonën e llixhave, janë kryer në muajin janar dhe shkurt 2021 duke ngritur dy kate pa leje nga 50-vjeçari në vendin e quajtur “Llixha”, dhe më pas ka aplikuar për legalizim.

Ish-kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan, Mario Qosja dhe inspektori A.Z, akuzohen se kanë favorizuar këtë shtetas për të kryer ndërtimin pa leje.

1637659033_maarioqosja.jpg

Mario Qosja Ish-kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • qano: 23/11/2021 13:04

    me shendet burgu o plere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën