Arrestohet kriminelja në kërkim ndërkombëtar, vodhi mbi 1 mln euro në vendin e punës në Gjermani

Arrestohet kriminelja në kërkim ndërkombëtar, vodhi mbi 1 mln euro në vendin e punës në Gjermani

Minersa S

Mirnesa S., e dyshuar për grabitje të një shume të madhe, një milion eurove në Gjermani, është arrestuar në aeroportin e Shtutgartit, sipas gjermanit Bild. Vodhi më shumë se një milion euro nga vendi ku punonte, Mirnesa S., nga Bosnja dhe Hercegovina, është kapur në aeroportin e Stuttgartit të hënën rreth orës 19:45. Ajo ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe policia kishte vendosur një shpërblim rreth 37 mijë e 500 euro për informacion për vendodhjen e saj.  Sipas mediave të huaja, nga informacione e deritanishme thuhet se ajo ka njoftuar përmes avokatit të saj se do të dorëzohet.

Mirnesa, e cila vodhi një milion euro në Shtutgart, planifikoi grabitjen 250 metra larg policisë, pasi kjo është largësia e banesës ku ao jetonte dhe policisë dhe përsëri nuk e ndali asgjë. Në tetor ajo vodhi një milion euro teksa punonte për një kompani që ndër të tjera kryente operacione transporti parash në Shtutgart. Ajo i futi paratë në një qese të zezë dhe u zhduk.

Siç shkruante Bild në momentin e kërkimit të të arratisures, Mirnesa mburrej për një jetë luksoze në rrjetet sociale. Ajo ishte e lumtur të tregonte çantat, orët dhe bizhuteritë e shtrenjta dhe pozonte në festa luksoze. Miqtë e saj e quanin Miki, dhe ajo më parë ka punuar si kamariere. Autoritetet gjermane  kanë rënë në gjurmë të një 42-vjeçare, që akuzohet se ka vjedhur mbi 1 milion euro nga një kompani transferimi parash në Stuttgart, ku ishte e punësuar.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës