Punonjësit e nëntokës të minierës së bakrit në Spaç të Mirditës, vijojnë të protestojnë për kushte më të mira pune.
Në ditën e 12-të protëstës, minatorët janë janë mbledhur në hyrjen kryesore të kompanisë, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Ata kërkojnë njohjen zyrtare të sindikatës dhe nënshkrimin e kontratës kolektive të punës, të cilat, sipas tyre, janë thelbësore për garantimin e kushteve më të mira të punës dhe të drejtave të tyre.
Nga ana tjetër, kompania turke “Tete Albania”, e cila administron minierën, nuk ka dhënë ende asnjë sinjal për dialog me përfaqësuesit e punonjësve.
Kjo mungesë komunikimi po shton pakënaqësinë mes minatorëve, të cilët thonë se janë të vendosur të vazhdojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Komente













/gjergji/,si guxon dhe i ofendon minatoret duke i quajtur /budallenj/?! Dukesh qe nuk e ke idene e punes ne miniere.Gjyshi im kur emigroi,punen e pare qe pati ishte minator qymyri e punoi gjysem turni diten e pare si minator e iku ne oren lunchit dhe e dini pse iku? Sepse ishte pune shume e rende.Babai im ishte gjeolog per min.e hekur-nikelit,ka qene me sherbim dhe ne Spac per bakrin,pune zyre,pune pellumbash ne krahasim me punen e ketyre minatoreve,por dhe atij i duhej te futej ne galeri here pas here per te bere detyren dhe sa here qe futej urinonte gjak. Ata njerez aty nuk jane bere minatore se kane pasion te koleksionojne mineralet,jane futur nga halli,jane futur ne ate pune se duhet te mbajne veten e familjen me buke,se duhet te paguajne billat dhe jane ne nje nga zonat me te varfra e me malore te vendit,ku veshtire se gjen nje tjeter pune te hajrit per nga kushtet e nuk po flasim per pagen.Keta minatore kerkojne vetem te drejta,kerkojne sindikate e kushte me te mira pune,sepse punojne ne galeri qe rrezikojne shembjen e ne miniere bakri mes helmesh qe jane te rrezikshme per shendetin,kerkojne page me te mire.Ne kohen e Xhaxhit,shteti u jepte veshjet,kepucet,u jepte nga nje liter qumesht,leje 21 dite e rroge me te mire se punetoret e tjere.Cfare u jep kompania turke sot ndersa pasurohet nga bakri e derivatet e tij?! Keta njerez kerkojne vetem respekt e te drejta.Une solidarizohem me minatoret e jam plotesisht me kerkesat e tyre e shpresoj qe t'ja arrijne qellimit.Mos u dorezoni vellezer!
PërgjigjuVetem demtoni vehten.Asgje nuk perfitoni,vetem demtoni vehten o budallej.Askush nuk ju ka futur me force me pune,ju keni kerkuar pune.Ne se doni punoni,ne se jo mos punoni.
Përgjigju