Arrestohet Kryebashkiaku Gjika 
pas 5 orësh pëson parainfrakt!
Gjika në spital/Ja hetimet/
VIDEO/ Gjika me makinën e policisë në spital /FT
VIDEO/Arrestimi i biznesmenit Artur Haxhi/FOTO

VLORE - Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika u arrestua pasditen e kësaj të premteje në banesën e tij, pasi akuzohet se ka dhënë leje të jashtëligjshme për një pallat 11 katësh në qytetin bregdetar. Me vendim të Gjykatës së Vlorës, së bashku me Gjikën në prangat e policisë kanë rënë dhe vartësja e tij Doriana Sulaj, drejtoreshë e Planifikimit të Territorit në Bashkinë Vlorë, si dhe biznesmeni Artur Haxhi.

Gjika së bashku me drejtoreshën Sulaj akuzohen për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe pengim të veprimeve të prokurorisë, ndërsa Haxhi është prangosur nën akuzën e ndërtimit të paligjshëm.
 
Biznesmeni Artur Haxhi, administrator dhe përfaqësues ligjor i shoqërisë Turi & MZB Shpk, akuzohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara për të nisur ndërtimin e pallatit. (Vlen për tu saktësuar se Haxhi ka qenë administrator i kësaj kompanie deri në nëntor të vitit 2014, ndërsa tashmë kjo kompani ka tjetër pronar).
 
Hetimet kanë zbardhur se bëhet fjalë për 4 dokumente zyrtare të falsifikuara lëshuar firmës TURI & MZB, ku këto dokumente kërkesë për leje shesh ndërtimi nuk janë paraqitur asnjëherë në mbledhjen e Këshillit në Bashkinë Vlorë mbajtur më 17 janar 2011. E për të hedhur dritë mbi veprimet e paligjshme prokuroria deklaron se është penguar në mënyrë të përsëritur nga kryebashkiaku dhe drejtoresha e Planifikimit për të marrë dokumentacionet zyrtare.
 
Në më pak se dy vite Gjika vihet nën akuzë për herë të dytë për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Pas kallëzimit më tetor të 2013-ës, do të niste më pas procesi Gjika, ku pas afro një viti me një vendim të gjykatësit Arben Micko në Tiranë kryebashkiaku fitoi pafajësinë

3 te arrestuarit
(Në foto: Kryebashkiaku Gjika, drejtoresha e urbanistikës, Doriana Sulaj dhe biznesmeni Artur Haxhi)

Parainfarkt në polici
Vënia në pranga dhe qëndrimi mbi 5 orë në qelitë e shoqërimit të policisë së Vlorës, ka sjellë rëndimin e gjendjes emocionale të kryebashkiakut Shpëtim Gjika, i cili gjatë mbrëmjes së djeshme ka pësuar parainfarkt. Sipas mjekëve të urgjencës së spitalit të Vlorës, Gjika ka pasur mosfurnizim të zemrës me gjak dhe tension të lartë në gjak. Kanë qënë efektivët e policisë së Vlorës ata që e kanë transportuar me shpejtësi në drejtim të urgjencës, në mënyrë që Gjika të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Teksa ka mbërritur në spital, sërisht shëndeti i kryebashkiakut Shpëtim Gjika është rënduar, duke bërë që mjekët ta transportojnë drejt sallës së reanimacionit. Gjatë gjithë natës së djeshme Shpëtim Gjika ka qëndruar nën trajtim mjekësor, ndërkohë që jashtë në korridor ka pasur prani të efektivave të policisë. Ndërsa sipatizantë të kryebashkiakut, janë solidarizuar me të në ambientet e jashtme të spitalit rajonal të Vlorës.

arrestimi i artur haxhit
(Momentet e arrestimit të biznesmenit Artur Haxhi, (në foton djathtas Artur Haxhi)  Foto të tjera


(VIDEO: Arrestimi i biznesmenti Artur Haxhi)

Ora 17: 50 Avokati i Gjikës, Ardian Leka del nga Komisariati: Nuk kam asgjë për të thënë
avokati i gjikes me logo
(Foto: Avokati i Gjikës pasi doli nga komisariati)

Ora 16:20 Veprat penale të cilat rëndojnë ndaj tre të arrestuarve
A1 Report mëson se Gjika është arrestuar në banesën e tij. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Vlorës:

Kryetari i Bashkisë Shpëtim Gjika akuzohet për veprat penale "Shpërdorim detyre", "Falsifikimi i dokumenteve", "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës", dhe "Ndërtim i paligjshëm të kryera në bashkëpunim”

Doriana Sulaj, 35 vjeç, me detyrë Shefe e Urbanistikës në Bashkinë Vlorë për veprat penale "Shpërdorim detyre", "Falsifikim dokumentesh" dhe "Ndërtim i paligjshëm" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës" të kryera në bashkëpunim

Artur Haxhi, 30 vjeç, banues në Vlorë, pronar i firmës së ndërtimit "Turi MZB" shpk, për veprat penale "Falsifikim i dokumenteve" "Ndërtim i paligjshëm" dhe "Mashtrimi" të kryera në bashkëpunim

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq