Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim, pasi akuzohet të jetë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Në pranga ka rënë shtetasi Limos Selimi, 26 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.
Prokuroria kishte urdhëruar ndalimin e të riut për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët e Seksionit per Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë ndalimi shtetasit: Limos Selimi, 26 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka dërguar urdhërin e ndalimit me shkresë 4153 datë 14.05.2018, për veprat penale ''Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal''.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shakallës së Pare Gjirokastër për veprime të mëtejshme, nent 298, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.