TIRANË- Dy milionë lekë ryshfet në këmbim të lirisë një të dyshuari në hetim për drogë, ka vënë në pranga efektivin e policisë, Sokol Canameti. Pas një hetimi të AMP dhe SPAK, rezultoi se 48-vjeçari me detyrë Specialist në Seksionin Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, merrte para nga trafikantët dhe personave të tjerë që shkelnin ligjin në këmbim të lirisë së tyre.

Nga ky hetim, u vunë nën hetim edhe i dyshuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike me iniciale E.K., dhe i ati i tij F.K., i cili ka siguruar shumën prej 235.000 lekësh.

Sokol Canameti akuzohet për: “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.