Arrestohet Merlika
zyrtarja e METE në kërkim

Arrestohet Merlika<br />zyrtarja e METE në kërkim
Dhurata Merlika, inspektorja e kalibrimit e akuzuar nga prokuroria për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës u arrestua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Krujës. Merlika bënte pjesë në skemën e mashtrimeve të kryera nga zyrtarët e METE, dhe ishte vënë në kërkim nga prokuroria.

Telefonatat e përgjuara tetor nëntor 2011 zbardhën tërësisht skemën e presioneve të 9 zyrtarëve të Drejtorisë së Metrologjisë dhe Kalibrimit pranë METE-s, ndaj pronarëve të subjekteve të ndryshme tregtare dhe private. Qëllimi i mbi 30 telefonatave të kryera nga zyrtarët dhe të zbardhura nga prokuroria, ishte misioni i kontrollit dhe garancia e cilësisë dhe rregullave të ligjit, por vetëm përfitimi financiar nëpërmjet presioneve ndaj biznesit që nuk pranon ti paguajë.

Hetimet zbuluan se për një kalibrim që maste më pak dhe tregonte më shumë, inspektorët në këmbim merrnin nga 50 mijë lekë të vjetra deri në 500 mijë apo 1 milionë lekë të vjetra. E njëjta skemë përdorej edhe në rastet kur lihej me qëllim njësitë matëse, të pa kalibruara, ndërsa bizneseve të ndryshëm iu bëhej shantazh se mund t'i gjobisnin pasi aparaturat e tyre nuk ishin në gjendje të rregullt.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së