Arrestohet mjeku i Akademisë së Sigurisë, merrte ryshfet 2 mijë lekë për të lëshuar raporte mjekësore fiktive për studentët (EMRI)
Një mjek i Akademisë së Sigurisë së Tiranës, është arrestuar sot pasi akuzohet për korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike si dhe falsifikim të dokumenteve shëndetësore. Në pranga ka rënë Arjan Xhaferraj.
Redaksia 14 Dhjetor 2023, 16:04 | Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 19:59
Një mjek i Akademisë së Sigurisë së Tiranës, është arrestuar sot pasi akuzohet për korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike si dhe falsifikim të dokumenteve shëndetësore. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se në përfundim të hetimeve disa mujore, në pranga ka rënë Arjan Xhaferraj.
Arrestimi i tij u konkludua pas një hetimi me metoda speciale disa mujor të Drejtorisë së Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku u dokumentua veprimtaria e kundraligjshme e mjekut A. Xh., i cili duke keqpërdorur atributet që i jepte detyra, kundrejt përfitimeve të paligjshme, lëshonte raporte mjeksore fiktive për kursantët dhe studentët e Akademise së Sigurisë, informoi sot prokuroria e Tiranës.
Sipas njoftimit, bëhet me dije se mjeku Arjan Xhaferraj merrte ryshfet 1 mijë deri në 2 mijë lekë për të lëshuar raporte mjekësore fiktive për kursantët dhe studentët e Akademisë së Sigurisë. Janë dokumentuar deri në 45 raste të tilla kur mjetku ka përfituar ryshfet.
“Të dhënat e hetimeve paraprake, u vlerësuan veçanërisht për shkak të rrethanave të faktit, pasojës dhe rrezikshmërisë së veprës penale, ku kursantët që synohet të dalin në terren dhe të sigurojnë zbatimin e ligjit, edukohen në të kundërt që në embrionin e tyre profesional. Akademia e Sigurisë është vendi ku përgatiten oficerët e rinj të Policisë së Shtetit, të cilët në një të ardhme të afërt do të përballen me forma të ndryshme të krimit dhe do të jenë garantuesit e zbatimin e ligjit”- theksohet në njoftim.
Më 13 dhjetor Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për mjekun e akademisë së sigurisë dhe vendimi u ekzekuta nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore më 14 dhjetor.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:27
EMRI/ Jepte raporte mjekësore fiktive për studentët në këmbim të 2 mijë lekëve, publikohen pamjet e arrestimit të mjekut të Akademisë së Sigurisë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka publikuar videon e arrestimit të mjekut të Akademisë së Sigurisë, Arjan Xhaferraj, i cili sipas hetimeve të kryera, dyshohet se u merrte ryshfet 1 mijë deri në 2 mijë lekë studentëve të akademisë për t’u dhënë raport mjekësor fiktiv.
Sipas njoftimit, janë dokumentuar deri në 45 raste të tilla të ndërveprimit korruptiv.
Po kto kryetart e bashkive kur do arrestohen qe morin miliona me tendera . Apo ka kush i mbro . Gjith bota qe na njef e din qe ne shqiperi cdo gje vidhet haptas . Gjeni mjekun qe shpeton jet njerzish dhe e boni kok turku . T fala ka tirona
Përgjigju
Gripi: 14/12/2023 19:56
Po studentet qe kane dhene rryshfet do perjashtohen apo do behen oficere policie kur kur korupsiinin w zhvillojne qe ne embrion?
Përgjigju
Xxxxxx: 15/12/2023 09:54
Hahaha
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
T'i mbyllë
80.7%
Vendos filtra
16.4%
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7389
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
Po kto kryetart e bashkive kur do arrestohen qe morin miliona me tendera . Apo ka kush i mbro . Gjith bota qe na njef e din qe ne shqiperi cdo gje vidhet haptas . Gjeni mjekun qe shpeton jet njerzish dhe e boni kok turku . T fala ka tirona
PërgjigjuPo studentet qe kane dhene rryshfet do perjashtohen apo do behen oficere policie kur kur korupsiinin w zhvillojne qe ne embrion?
PërgjigjuHahaha