Arrestohet modelia greke ‘punonte’ për baronin shqiptar të drogës! Zbulohet karteli i kokainës që drejtohet nga ‘Billy the Kid’, shqiptari i cili vepronte nga Amerika Latine drejt Europës
Arrestimi i modeles greke Elena Polychronopoulou
Arrestimi i një modele greke së bashku me të dashurin e saj në Attica të Greqisë me rreth 8 kg kokainë ka nxjerr në pah të informacione që lidhen edhe me përfshirjen e shqiptarëve. Arrestimi i modeles Elena Polychronopoulou dhe partnerit të saj më 10 shtator bë me akuzën e trafikimit dhe furnizimit të zonës së Atticas me kokainë, ndërsa sipas hetuesve grekë ata janë vetëm një hallkë e zinxhirit të gjatë të trafikut të kokainë nga Amerika Latine, drejt Shqipërisë e Malit të Zi dhe më pas në të gjithë kontinentin e Europës.
Sipas hetuesve grek koka e këtij karteli të kokainës është një mafioz shqiptar, i cili thirret me pseudonimin “Billy the Kid” dhe konsiderohet si një ‘lojtar’ i fortë në kartelet e kokainës.
Duke u cilësuar si baroni shqiptar i kokainës, hetuesit në Attica shpreh se ai ka kontakte të drejtpërdrejta me vendet e Amerikës Latine dhe importon sasi të mëdha të kokainës në Shqipëri dhe Mal të Zi dhe më pas t'i shpërndajë ato në tregun evropian. Sipas hetuesve edhe modelia greke dhe partneri i saj 32-vjeçar, të arrestuar më parë, po kryenin "shërbime" në emër të këtij rrjeti të fuqishëm mafioz shqiptar.
Sipas informacioneve në dispozicion të hetuesve grek, "Billy the Kid" ka përhapur rrjetin e tij të aktiviteteve ilegale në të gjithë Evropën, ndërsa ‘selinë’ e tij e ka ngritur në Belgjikë, ku policia ka njoftuar autoritete belge për të gjetjen dhe kapjen e tij.
Mendohet se "Billy the Kid" komunikon me kontaktet e tij nga Belgjika, nga ku jep udhëzimet e nevojshme për importin e sasive të kokainës si dhe për trafikun e drogës në Greqi dhe Evropë. Modelia greke ,e cila ndodhet në burg ka mohuar të ketë lidhje me drogën, ndërsa fajësinë e ka hedhur tek partneri i saj, i cili mbante edhe valixhen ku u kap rreth 8 kg kokainë.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, më i fuqishmi deri tani! Ishulli kthehet në fantazmë, ja çfarë thonë sizmiologët
5 Shkurt, 21:29
-
Itali/ ‘Biznes’ droge në Perugia, shqiptari me precedentë kapet me kokainë dhe mbi 8 mijë euro cash
5 Shkurt, 21:06
-
Itali/ U arrestua në Spanjë si pjesë e organizatës së kokainës të 'Klanit Çela', izolohet në qelitë e Breshias 48-vjeçari shqiptar! Tonelata drogë nga Kolumbia dhe Ekuadori
5 Shkurt, 15:33
-
Itali/ U arrestua për drogë, dënohet me 6 vite e 4 muaj burg 27 vjeçari shqiptar
5 Shkurt, 09:15
-
20-vjeçarja shqiptare që jeton në Santorini: Ja pse nuk largohem nga ishulli, jam mësuar me tërmete
5 Shkurt, 07:25
-
Greqi/ Eksod masiv në Santorini, mbi 11000 njerëz e 1200 mjete të larguara nga ishulli! Sizmiologu jep alarmin: Jemi në udhëkryq, përmasat do rriten! (VIDEO)
4 Shkurt, 17:40
-
Beleri bën ‘rrëmujë’ Parlamentin Europian, del kundër partisë së Micotakis për të preferuarin e Elon Musk
4 Shkurt, 17:33
-
Perugia/ Nuk bindi dot karabinierët se ku po shkonte, 29-vjeçari shqiptar kapet me kokainë për shitje në makinë
4 Shkurt, 16:25
-
Tiranë/ Mungesa e patentës dhe kolaudimit të mjetit zbulon hajdutin e kërkuar, Rrugorja e arreston! (VIDEO)
4 Shkurt, 15:00
-
Tërmetet në Santorini/ Çela në Report Tv: Çdo 5 minuta ka lëkundje, njerëzit në panik, kanë fjetur në makina! Shumica e të larguarve janë shqiptarë
4 Shkurt, 11:58
-
Greqi/ Mjekët në lot përulen para trupit të 3-vjeçarit që u dhunua nga e ëma, zemra e tij do të shpëtojë një fëmijë në Gjermani
4 Shkurt, 11:18
-
Tërmetet në Santorini/ Radhë kilometrike makinash, arratisje në panik nga ishulli dhe pamjet e frikshme të rrëshqitjeve! A mund të ndodhë 'shpërthimi Minoan'? (VIDEO)
3 Shkurt, 20:48