Arrestohet zëdhënësi i VV:Përpjekje
për të dobësuar opozitën në protestë

Arrestohet zëdhënësi i VV:Përpjekje<br />për të dobësuar opozitën në protestë
Policia e Kosovës ka arrestuar vetëm dy ditë përpara protestës së paralajmëruar të opozitës, zëdhënësin e VetëVendosjes, Frashër Krasniqi.

Siç bën të ditur VetëVendosje,  Frashëri është marrë nga policë civilë rreth orës 17:00 teksa po dilte nga televizioni 21 ku ishte i ftuar që të flasë mbi protestën e së mërkurës.

Tash, kur kanë mbetur vetëm 40 orë deri në protestën e madhe të opozitës së bashkuar, përndjekja e aktivistëve si përpjekje për ta ndalur e dobësuar protestën e 17 shkurtit po vazhdon. Këto sulme e përndjekje që shtohet sa herë opozita përgatitet për kundërshtim nuk kanë efekt. Opozita nuk ndalet dhe protesta do të jetë madhështore” thekson në një deklaratë për mediat, VetëVendosje.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin