Arrestohet në Cërrik Albano Saliu, Kosova e kërkonte për laboratorin e kanabisit në Pejë, ku u zbuluan 1 ton drogë

Elbasan - Arrestohet në Cërrik personi i dytë i shpallur në kërkim si pjesë e grupit të dyshuar për kultivimin dhe prodhimin e kanabisit në Pejë ku u zbulua dhe një laborator dhe u sekuestruan 1 ton kanabis në Pejë.

Policia e Kosovës shpalli në kërkim 5 shqiptarë si pjesëtarë të këtij grupi, ndërkohë që deri tani në pranga kanë rënë dy persona.

Policia arrestoi Albano Saliun, banues në Cërrik me qëllim ekstradimin në Kosovë ku akuzohet për për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit" dhe "Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge", parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Ndaj tij  Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".  Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 33-vjeçarit.

Ndërkohë më 15 nëntor 2024 u arrestua në Elbasan Erion Etemaj, si anëtar i këtij grupi kriminal.

Më 4 tetor të këtij viti policia e Kosovës kërkoi ndihmë për arrestimin e 4 shqiptarëve.

Grupi i droges se Pejes
Engjellush Ibrahimi,
i lindur më 04.08.1985, në fshatin Pojan, shqiptar, shtetas i Shqipërisë
Erion Etemaj, i lindur më 20.01.1990, në fshatin Shushicë, shqiptar, shtetas i Shqipërisë - I arrestuar
Eldi Mykaj, i lindur më 06.12.1997, në fshatin Ballsh,  shqiptar, shtetas i Shqipërisë. - Ne kerkim
Albano Saliu, i lindur me datë 09.02.1991, Shqiptar,  shtetas i Shqipërisë - I arrestuar 
Mirjon Qokli, lindur me datë 09.10.1997, Shqiptar,  shtetas i Shqipërisë- Ne kerkim

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Bie qeveria franceze, kryeministri Barnier nuk i mbijetoi mocionit të mosbesimit në Asamble

Bie qeveria franceze, kryeministri Barnier nuk i mbijetoi mocionit të mosbesimit në Asamble