Besimtarët ortodoksë në mbarë botën festojnë më 5 maj Ngjalljen e Krishtit, ose Pashkën.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkës, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Rrugëtimi i Krishtit është më i larti shembull i përkushtimit. Në natën e acartë të dimrit, Jezusi lindi për të gjithë ne. Në botën e trazuar ku jetoi, u shërbeu me përdëllim të gjithëve. Nga vuajtjet e shkaktuara prej zemërimit, urrejtjes dhe lëndimeve, u kryqëzua për të gjithë ne. “Me vdekje vdekjen shkeli” dhe prej errësirës së thellë u ringjall për të gjithë ne. Gëzuar Pashkën ortodokse!”-shkruan në urimin e saj znj. Nikolla.
Lajmi kryesor: