Një 34-vjeçar u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.
B. C., 34 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut u ndalua nga policia e Dibrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Bllatë dhe Interpol Tiran

34-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbadeni/Gjermani pasi Gjykata e Aachen Gjermani, me datë 22.03.2013,  ka lëshuar urdhrin e arrestit  për veprat penale "Vjedhje" dhe "Mashtrim kompjuterik"