Arrestohet në Elbasan ‘kapoja’ i kërkuar për trafik droge në Itali, kush është Kastriot Kila, jeta luksoze me shampanjë dhe Ferrari (Foto)

Ky që shihni në këto foto është Kastriot Kila, 37-vjeçari i arrestuar nga policia ditën e sotme në Elbasan. Shqiptarja.com ka mësuar se Kila është pronar i një jahti luksoz, një makine Ferrari dhe mjeteve të tjera të luksit.

Kastriot Kila, i arrestuar sot në Elbasan

Kila është ndaluar pasi për të ka patur një urdhër arresti ndërkombëtar. Shteti italian e akuzon Kilën se ka kryer disa vepra penale, duke filluar që nga pjesëmarrja në një organizatë kriminale, në trafik narkotikësh, mashtrim dhe kallëzim të rremë.

Kastriot Kila, i arrestuar sot në Elbasan

Njoftimi i plotë:

Elbasan 

Vijojnë kontrollet e befasishme në lokale dhe akse rrugore në territorin e Qarkut Elbasan, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Si rezultat i kontrolleve policia e Elbasanit kap dhe ndalon një shtetas të kërkuar.

Në vijim të zbatimit të planit të masave për "Kontrollin e territorit , parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale", Policia e Elbasanit ka bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan ndaluan shtetasin:

• Elton (Kastriot) Kila , 37 vjeç, banues në lagjen "Qemal Stafa" Elbasan. 

Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urëdhrin e ndalimit ndërkombëtar Nr.SPIE522/2011, datë 11.09.2018, për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallzim i rremë”, parashikuar nga nenet 110,416,367, e 642 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit kundër Drogave.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet të mëtejshme.

 

Kastriot Kila, i arrestuar sot në Elbasan

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lulja: 19/10/2018 14:48

    Eshte qelbur peshku nga koka. Mjer ky popull ku jeton..

    Përgjigju
  • servet: 19/10/2018 10:29

    Nuk e kuptj se cfar behet me gjithe keto para qe sekuestrohen,me gjithe ato fitime qe u publikuan nga qeveria per turizmin kur borxhi kombetar eshte vetem ne rritje dhe nuk ulet aspak?

    Përgjigju
  • Shqiptari: 19/10/2018 02:38

    Si ore po na futni ne burg kta djem te mire? Ç’behet kshu?

    Përgjigju
  • Moni: 18/10/2018 22:43

    Ore nuk ka shanse te jete jahti i tij ai mbrapa se nje i tille kushton te pakten 50 milion euro dhe mirembajtje vjetore te pakten 10% pra 5 milion euro. Tani po e pati ky i bie te jete shefi i ndonje karteli kolumbian se ska mundesi tjeter.Ferrarin mbase por jahtin ska shanse.

    Përgjigju
  • ballakume: 18/10/2018 22:08

    mos u merzisni mor komentusa se bon 8 muaj burg dhe del me Arrest shtepie

    Përgjigju
    • Thepi: 18/10/2018 22:55

      Po bre ballokume le ti baj 8 muaj se boll jane. Por kur te dale nuk duhet te kete as corapet, kete po themi. A ka ba pare me droge? Shume mire ka ba, vec se paret duhet tja marre shteti dhe ky ta baj burgun ku te doje dhe si te doje. Kur te dale le te punoje prape dhe prape tja marre shteti. Kaq po themi.

  • Fraiku: 18/10/2018 21:39

    Nese vazhdohet me keto ritme dhe me sekuestrimin e pasurive te paligjshme atehere jeni ne rrugen e duhur per te krhyer besimin tek policia. Te rinjte shqiptar duhet te edukohen me idene qe paraja e piset nuk gezohet dhe as trashegohet. Respekte per operacionet e policise.

    Përgjigju
  • mario: 18/10/2018 16:43

    po ke nevoje per avokat te jap une nr e nje avokati shqiptare ne itali

    Përgjigju
  • Ferrari moramadhi: 18/10/2018 15:28

    Jepjani dhe jahtin dhe ferrarin ne burg që të mos mërzitet, të bëj xhiro kur të ket ajrimin.

    Përgjigju
  • Turi: 18/10/2018 15:23

    Me këmbë të mbarë z. Xhafa. Shenjëstrën atje ku duhet. Hallall.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?