Arrestohet në flagrancë 27-vjeçari në Skrapar, kultivonte kanabis në pyll, asgjësohen 287 fidanë

Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Skrapar, pasi kultivoi kanabis në pyllin e fshatit Rehovë.

Si rezultat i një hetimi proaktiv të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit dhe në vijim të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, Komisariati i Policisë Skrapar finalizoi operacionin policor të koduar “Rehova”, ndërsa u asgjësuan rreth 287 fidanë kanabis (në kubikë dhe në tokë).

“Gjatë operacionit në këtë fshat, rezultoi se 27-vjeçari kishte përgatitur disa vende në zonën e pyllëzuar, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike, si dhe se kishte kultivuar në kubikë dhe në tokë, 287 fidanë cannabisi. Si rezultat u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi A. B., 27 vjeç, banues në fshatin Rehovë”, thuhet në njoftim.

Materialet  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat.

Xh.K/S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë