KORÇE – Kryetari i Bashkisë së qytetit të Korçës Sotiraq Filo është kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme nga një 59-vjeçar, i cili është vënë në prangat e policisë. Blutë e Korçës arrestuan në flagrancë gjatë ditës së djeshme, Petrit Xhelollarin pas kallëzimit që bëri kryetari i Bashkisë së këtij qyteti.
Burime nga policia e Korçës thanë për “A1 Report” se 59-vjeçari e ka kërcënuar gojarisht kryetarin e Bashkisë, ndërsa ky i fundit lëvizte në qytet.
Ky incident sipas policisë është përsëritur disa herë gjatë ditëve të fundit. Duke marrë shkas nga kjo situatë kryebashkiaku Filo ka kallëzuar se për shkak të detyrës është kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme nga Petrit Xhelollari.
Ky i fundit ishte pronar i një shtëpie 3-katëshe në rrugën “Gjon Buzuku” e cila është planifikuar të prishet nga INUV në kuadër të rikonstruksionit të kësaj rruge.
Xhelollari ishte pakënaqur me vlerën e caktuar nga bashkia për shpronësimet, ndaj për këtë arsye kishte kërcënuar disa herë kryebashkiakun Filo.
(Në foto: Petrit Xhelollari) Reagon Bashkia e Korçës: Projekti i rrugës do zbatohetNdërkohë Bashkia e Korcës nga ana e saj ka reaguar duke thënë se projekti i rikonstruksioni të rrugës “Gjon Buzuku” do të zbatohet. Ky institucion është i vendosur të respektojë ligjin deri në fund. Ndërsa për protestat e banorëve të cilëve u preken shtëpitë, Bashkia Korçë shpjegon se ajo po ndjek të gjitha procedurat dhe rrugët ligjore për miratimin e projektit dhe shpronësimin e banorëve.
PD Korçë: Denoncojmë terrorin policor ndaj qytetaritPër këtë çështje ka reaguar edhe dega e Partisë Demokratike në Korçë. Duke denoncuar arrestimin e Xhelollarit, PD i ka bërë apel
OSBE dhe organizmave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që të verifikojnë këtë ngjarje.
“Me akuzën e shantazhit karshi Filos, i janë vënë pranga një kryefamiljari që po i hidhet në erë mundi dhe djersa e emigracionit. Denoncojmë terrorin policor ndaj qytetarit dhe i OSBE-së dhe të gjitha organizatave të të drejtave të njeriut që të verifikojnë arrestimin e Petrit Demollarit”, thuhet në reagimin e PD të degës Korçë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.7%
-
Jo
53.1%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 2094
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56