Arrestohet në Gjermani Florian Marku, boksieri shqiptar 'hesape' me drejtësinë greke

Arrestohet në Gjermani Florian Marku, boksieri shqiptar 'hesape' me drejtësinë greke

Florian Marku

Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në pranga në Gjermani.

Burime per Report Tv, pranë familjes, thonë se ai kishte udhëtuar për arsye personale më 9 dhjetor në Gjermani, ku është bërë edhe ndalesa.

Boksieri ishte në kërkim për një incident të ndodhur në vendin Greqi, kur ai ishte 18 vjeç.

Aktualisht Florian Marku ndodhet në Gjermani dhe pret për t'u transferuar në Greqi, pasi për të njëjtën çështje vite më parë ai ka kryer 1.5 vite burg, ndërsa ka qenë dënuar me 7.

Çështja është apeluar dhe sipas ligjit të ri në vendin fqinj, duhet te kryejë së paku 1/3 e dënimit. Sipas përllogaritjeve Florianit i duhen dhe rreth 6 muaj që të mbyllë përfundimisht çështjen.

Florian Marku jetonte prej vitesh në Angli së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij, ndërsa kohët e fundit ka qëndruar larg mediave dhe publikut.

Ai zgjodhi të tërhiqej që prej humbjes me Cris Congon më 24 mars te 2024, ndërsa kishte premtuar qeë shumë shpejt do të rikthehej në ring.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës