Një shtetas polak I shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një grupi kriminal u arrestua në pikën doganore të Muriqanit. Ai u arrestua teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet në Poloni.
I ndaluari akuzohet për pjesëmarrje në një organizate kriminale për shitje online të substancave të rrezikshme për shëndetin.
Njoftimi i policise
Si rezultat i informacionit të siguruar nga intervistimi dhe verifikimet në dalje të Republikës së Shqipërisë, si dhe i shkëmbimit të tij ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Varshavës, me qëllim ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan finalizuan operacionin policor të koduar “ËEB Page”, gjatë të cilit u ndalua shtetasi polak G. (D.) H., 48 vjeç.
Gjykata në Lublin i ka caktuar 48-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i substancave psikotrope dhe anabolizante”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë.
Për rreth 3 vjet (2018-2021), organizata kriminale në të cilën merrte pjesë shtetasi G. (D.) H. shiste online, pa pasur licencë, substanca të rrezikshme për shëndetin, të cilat nuk përmbushnin kriteret e cilësisë.
Interpol Tirana dhe Interpol Varshava po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.3%
-
Jo
83.8%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 3936
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Muriqan/ Tentoi të kaloi kufirin me një sasi kanabisi me vete, vihet në pranga 34-vjeçari
18 Maj, 13:51
-
Mbaruan festat e pushimet, shqiptarët largohen nga atdheu për në shtëpitë e tyre! Fluks në Kapshticë, Muriqan dhe Han i Hotit
5 Janar, 12:01
-
Dy shtetas kinezë tentojnë të ikin nga aeroporti me pasaporta false të Koresë së Jugut! Në Muriqan kapen 2 turq
31 Tetor 2023, 10:19
-
Kaloi mallra kontrabandë në pikën kufitare në Muriqan, arrestohet 41-vjeçari
13 Tetor 2023, 13:05
-
Sekuestrohen 82 mijë euro në Muriqan, po futeshin në Shqipëri me autobus, 2 në pranga! Pronari i mjetit, në shkurt u kap me 48 mijë € të tjera të padeklaruara
29 Shtator 2023, 11:37
-
EMRI/ Në kërkim për falsifikim të dokumenteve shkollore, vihet në pranga pas dy vitesh në arrati 42-vjeçari në Muriqan
7 Shtator 2023, 15:56
-
Gjykata e Shkodrës mbyll 40 ditë në burg rusin e ndaluar në Muriqan! Igor Kokunov, anëtar i një fraksioni mafioz! Kërkohet nga Moska
7 Shtator 2023, 14:19
-
EMRI/ Në ‘arrest shtëpie’ për kultivim narkotikësh, 22-vjeçari kapet në Muriqan në tentativë për tu larguar nga Shqipëria
4 Shtator 2023, 11:57
-
Muriqan, tre kosovarë në hetim për trafik droge pasi u kap kanabis në autobusin 'Prishtinë-Ulqin'
29 Gusht 2023, 13:59
-
E kërkonte Moska, arrestohet në Muriqan shtetasi rus Igor Kokunov
28 Gusht 2023, 09:08
-
Muriqan, do fuste 28 mijë e 400 euro të padeklaruara në Shqipëri, nën hetim 50-vjeçari
31 Korrik 2023, 11:12
-
Muriqan/ Fshehu në automjet 11 790 euro, vihet në hetim shqiptari i Kosovës! I sekuestrohen paratë
17 Mars 2023, 11:10