Kjo e shtunë me temperatura të larta, ka sjellë trafik në rrugët e veriut të vendit. Nga njëra anë, qindra pushues i janë drejtuar bregdetit të Shëngjinit për të shfrytëzuar fundjavën me temperatura të larta. Nga ana tjetër, dhjetëra emigrantë të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës mbërritën në pikën kufitare të Muriqanit dhe u nisën drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës kombëtare.
Ngarkesa më e madhe vihet re ne aksin Milot-Lezhë -Shëngjin, ku pushuesit u përballën me trafik dhe vonesa për të mbërritur në destinacion, kjo edhe për shkak të fluksit të lartë të qytetarëve nga Kosova të cilët vijnë për të kaluar fundjavën në plazhet në Shqipëri.
Ndërsa, në pikën kufitare të Muriqanit mbërritën dhjetëra emigrantë nga Anglia, Gjermania dhe vende të tjera europiane. Ata zhvilluan një paradë me flamuj kombëtarë në hyrje të Shkodrës e mandej u nisën drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar protestës pasdite para Kryeministrisë.
Komente








Keta nuk e kan dashur asnjehere Edi Ramen.
PërgjigjuSa me shume te vijne ata aq me shume i shtohet jeta Edit ne pushtet
PërgjigjuPse po vijne kosovaret te sulmojne shtetin Shqiptar tani qe duhen vetem pak muaj nga mbyllja e negociatave me BE?Cfare lidhje kane ata me qeverine e nje shteti tjeter? Turp qe i thojne vetes Shqiptare!
Përgjigju