Një shqiptar në kërkim prej 13 vitesh ka rënë në prangat e policisë së Napolit.
Mediat italiane bëjnë të ditur sot (7 janar 2023) se personi i arrestuar është Fasli Qibini, 64 vjeç i dënuar me mbi 22 vite burg për trafik ndërkombëtar droge. 64 vjeçari konsiderohet si ndërmjetës në trafikun ndërkufitar të drogës dhe për këtë krim ai ishte shpallur në kërkim prej 2011
Sipas hetuesve, ai menaxhonte dhe ndërmjetësonte trafikun e heroinës midis Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë Jugore, ku bënte biznes me klanin Di Lauro dhe më pas me "Nardielli"
E tradhëtoi cigarja
Policia kishte 12 vite që e kërkonte por Qibini tregohej i kujdesshëm me lëvizjet e tij, por jo për Krishtlindjet e fundit ku 64 vjeçari kishte vendosur të festonte me bashkëshorten dhe djalin. U arrestua më 5 janar teksa po ecte në rrugë duke ndezur një cigare të cilën sapo e kishte blerë.
Hetuesit të cilët nuk kishin reshtur së kërkuari ranë në gjurmët e tij pasi vunë re se familja Qibini blente vazhdimisht cigare pavarësisht se asnjëri nuk e pinte, me përjashtim të të arratisurit. Dje, Qibini kishte dalë vetë për të blerë cigare kur u gjend papritur në prangat e polcisë.
Fasli Qibini ishte në arrati prej prillit të 2011, kur pavarësisht se ishte në arrest shtëpie ai u arratis dhe u zhduk pa lënë gjurmë. Ai është i arratisuri i parë i arrestuar për 2024 në Itali ndërsa vitin e kaluar karabinerët e Napoli kishin arrestuar 17 persona të shpallur në kërkim.
Fasli Qibini shqiptari i arrestuar sot në Napoli njihej në rrjetet e drogës dhe me emrin “Babi” apo “Vasco”. Në vitin 2019 media italiane shkruante se Qibini, 64 vjeçari nga Memaliaj dhe me banim në Napoli, ishte pjesë e trafikut të drogës i ndihmuar dhe nga djali i tij, Jonjad Qibini, alias Giovanni.
Hetimet zbuluan gjithashtu se Qibini furnizohej nga ana e tij nga një bashkatdhetar i tij, Denis Martaneshi. Ky i fundit me banim në Romë kishte kontakte të ngushta me furnizuesit e drogës që vepronin në territorin shqiptar nëpërmjet vëllait të tij Florian Martaneshi, përfshirë Gerti Bogo dhe një person i quajtur Haliti.
Gjatë përgjimeve të telefonave të përdorur nga të dyshuarit si dhe vëzhgimet në terren, u bë e mundur që më 25 prill 2016. Të sekuestroheshin 4.5 kg heroinë, ndërsa u arrestua edhe korrieri Leonard Papa. Më 30 janar 2017, u sekuestruan rreth 65 kg marijuanë, ndërsa u arrestuan korrierët Denis Martaneshi dhe Bledar Vogli, po shqiptarë. Aktualisht, tre nga të dyshuarit janë ende në arrati.
Nuk rri burri pa duhan or teeeejjjjj
Përgjigju