Një 22 vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi akuzohet për terrorizëm.
Mësohet se i riu shqiptar është Sajmir Alimehmeti i cilësuar si element i rrezikshëm me prirje ekstremiste. Alimehmeti është vënë në pranga në banesën e tij në Bronx ne Neë York nga agjencia amerikane e anti-terrorit në bashkëpunim me FBI-në.
Sipas mediave amerikane, Alimehmeti ishte në hetim prej 18 muajsh, ndërsa në banesën e tij u gjetën edhe disa flamuj të ISIS. CBS Neë York shkruan se Alimehmeti i njohur dhe si Abdul Qaëii u përpoq të ndihmonte një person për të udhëtuar nga Neë York në Siri, për t'u trajnuar dhe luftuar përkrah ISIS, por pa e ditur se ai ishte një agjent i fshehtë.
Po ashtu CBS shkruan se Alimehmeti është ndaluar dy herë në vitin 2014 duke hyrë në Angli. Herën e parë 22-vjeçari u ndalua pasi ishte veshur me rroba kamuflazhi ndërsa herën e dytë në telefonin e tij u gjetën imazhe të flamujve të ISIS dhe sulmeve të tyre. Po ashtu mesohet se ai kishte aplikuar ne 2015 per nje pasaporte të re, nën pretendimin se i kishte humbur.
Pas kësaj, autoritetet britanike njoftuan FBI-në amerikane, duke u vënë në dispozicion një kopje të pamjeve të gjetura në telefonin e shqiptarit. Sipas FBI-së, Alimehmeti kishte përdorur aplikacione të koduara për të komunikuar me persona të tjerë, ndërsa mësohet se kishte blerë disa thika dhe pajisje të tjera luftarake.
Kështu Alimehmeti është arrestuar këtë të martë, pasi veprimet e tij tregojnë një synim të qartë për të mbështetur një organizatë terroriste, ka thënë prokurori amerikan Preet Bharara.
Alimehmeti mund të dënohet me 30 vjet burg nëse shpallet fajtor, raporto CBS2.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com