TIRANË-  Një 34-vjeçar nga Rusia, pjesë e ISIS që prej vitit 2013, është arrestuar mbrëmjen e djeshme. Në pranga ka rënë Rasul Mislaev  34 vjeç, lindur dhe banues në Norilsk, i cili rreth një vit më parë kishte mbërritur në Shqipëri si emigrant i paligjshëm.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Mislaev ka hyrë ilegalisht nga Greqia ku është kapur në Kakavijë. Që nga ajo kohë, ai është mbajtur në Karre , qendrën e mbyllur të emigrantëve të paligjshëm dhe kanë nisur hetimet për të mësuar qëllimet e ardhjes së tij në Shqipëri, lidhjet që mund të ketë pasur me persona të caktuara dhe identifikimin e plotë të këtij grupi, pasi që në fillim ishte i dyshuar si terrorist. Ajo që ka ngjallur dyshime se 34-vjeçari kanë qenë shenjat e shumta të thikave dhe plumbave që kishte në trup, të cilat u vërtetuan më pas nga gjurmët e gishtit.

1562931837_terroristirus001.jpg

Rasul Mislaev

Burime për Report Tv bëjnë me dije se rusi ka pasur takime me disa persona, por asnjëri prej tyre ka paraqitur rrezikshmëri, ç'ka ka bërë që Moska të dorëzojë shkresën ku kërkon ekstradimin e tij. Lidhur me këtë Report Tv ka bërë një kronikë, në qendrë e mbyllur në qendrën e mbyllur të emigrantëve të paligjshëm, në Karrec.

Mësohet se gjatë kohës që ka qenë në Karec, Forcat Speciale dhe Krimet e Rënda kanë gjetur rrjetën dhe kangjellat e dritares së tij të prera. Nga kjo ditë, ai ka ruhej 24 orë më truprojë, pasi ishte informacione se mund të rrëmbehej nga terroristët ose të vritej pasi konsiderohej si kryesor në luftën e ISIS.

Që nga qershori  vitit 2013, 34-vjeçari ishte larguar nga Rusia për në Siri, për t'iu bashkuar grupimit ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Hetimet për rusin kanë zgjatuar prej disa muajsh, ku dhe ishte në kërkim nga Interpol Moska pasi me vendim penal që mban datën 8 korrik 2015 është lëshuar urdhër - arresti. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”. 34-vjeçari do të ekstradohet në Rusi, ku dhe do të kryejë dënimin.

*Raportuan për redaksinë e Shqiptarja.com online Xhensila Kodra dhe Arsen Rusta