Arrestohet në Tiranë 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, tre akuzat që rëndojnë mbi të

Arrestohet në Tiranë 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, tre akuzat që rëndojnë mbi të

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, ka vënë ënë pranga një 50-vjeçar banues në Tiranë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I arrestuari është shtetasi me iniciale A.L, për të cilin ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata e Napolit në Itali. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga ZKQ Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një tjetër  shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë,  i kërkuar për disa vepra penale.

Në vijim të punën për kapjen e personave  të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirë organizuar mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

• A.L,,50 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Napolit/ Itali e ka lëshuar urdhër arrest për këtë shtetas  për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale", “Agresion dhe keqtrajtim” si dhe "Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga  nenet 81,110, 416 dhe 600 të Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga ZKQ Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku mund 'i vetëm' Zenitin

VIDEO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku mund 'i vetëm' Zenitin