TIRANË – Një 25-vjeçar i identifikuar si Emanuel Gjergji është arrestuar nga policia e Tiranës pasi merrej me kultivim kanabisi dhe trafik emigrantësh. Ai ishte shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me 4 të tjerë, 3 prej të cilëve janë arrestuar, ushtruan veprimtarinë e dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Pak ditë më parë, iu arrestuan tre shokët e grupit. Ata transportonin emigrantë të paligjshëm, nga Saranda në Tiranë, i strehonin disa ditë në Pezë Helmës dhe më pas i transportonin ata drejt kufirit me Malin e Zi, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin në vendet e BE-së.
Në banesën e njërit prej tyre, Erzen Prendit, u gjetën 9 emigrantë që do transportoheshin drejt kufirit me Malin e Zi si dhe 114 kubikë fara kanabisi gati për kultivim. Si rezultat i operacionit u bë i mundur arrestimi i Erzen Prendi, Beqir Hasani dhe Anisa Ramajt dhe së fundmi Emanuel Gjergji. Një prej bashkëpunëtorëve mbetet në kërkim.
Emigrantët janë nën hetim në gjendje të lirë. Policia e Tiranës ka sekuestruar 114 kubikët, 2 automjete që përdoreshin për transportimin e emigrantëve dhe 2 aparate celulare.
Vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Kip vrasësin e pollit shqiptarë me pages Edvin shkjaun shqipfolës, vetëm kështu do çlirohet Shqipëria nga ky tiran antishqiptarë.
Përgjigju