Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një person për prodhim dhe armëmbajtje pa leje.

Isa Haka, 50 vjeç, banues në Tiranë pas kontrollit në banesën e tij, i’u janë gjetur një armë zjarri automatike me 27 fishekë dhe një armë zjarri pistoletë 8 mm, "Blow Mini Mod 2003" me 5 fishekë. 

Gjithashtu 50 vjeçarit i'u sekuestruan 13 fishekë për pistoletë model 56, "TT", dhe 5 fishekë, model 7.62 mm.


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)