FIER- Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar me 30 vjet burg nga një prej gjykatave në Itali është arrestuar në Tiranë.
Shërbimet e Komisariatit numër 4 të Policisë së Tiranës, arrestuan pas mesnate duke u gdhirë e marta një 35-vjeçar I cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane me një dënim prej 30 vitesh burg.
Fieraku Ervin Dane, është arrestuar në zonën e Medresë në kryeqytet, pas një informacioni të saktë të ardhur në rrugë operative për vendodhjen e tij. Sipas burimeve, Dane, ishte akuzuar dhe dënuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të trafikut të prostitucioit dhe drogës, që vepronte në Itali.
Dane është siguruar në ambjentet e izolimit të sigurisë së lartë të Policisë së Tiranës, ndërsa INTERPOL Romës I është kërkuar dosja e plotë kriminale e 35-vjeçarit.
Policia nuk bënte të ditur nëse autoritet italiane kishin kërkuar ekstradimin e Danes, apo dënimin e marrë do e shlyej në burgjet shqiptare.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com