Pjesë e grupit të Habilajve, arrestohet në Vlorë pas disa vite kërkimesh Reshat Radhima, i dënuar me 4 vite burg

Pas disa vite kërkimesh, Policia ka vënë sot në pranga Reshat Radhimën, anëtar i grupit të Habilajve i dënuar nga Apeli i GJKKO me 4 vjet e 2  muaj e 4 ditë burgim për kultivim droge dhe grup të strukturuar kriminal.

"Është kapur dhe ndaluar shtetasi Reshat Radhima, 56 vjeç, banues në Vlorë, sepse Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me  4 vjet e 2  muaj e 4 ditë burgim,  për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i struktuaruar kriminal”, njofton Policia.

Radhima u kap në përgjime për drogë teksa bisedonte në 2016 me të hetuarin tjetër Taulant Haxhiraj dhe shqetësoheshin për parcelat me hashash. Gjykata për Krime të Rënda nisi më 15 prill 2019 gjykimin për dosjen 'Habilaj', ndërsa procesi ndaj Radhimës u veçua nga ai i anëtarëve të tjerë, pasi ai ishte në arrati dhe kërkohej nga policia. 

Gjykata speciale kundër krimit dhe korrupsionit ka dhënë dënimet me burg për grupin e Habilajve, mes të cilëve edhe Moisi Habilaj, të cilin e ka dënuar me 10 vite burg për veprat penale trafik droge dhe grupi i strukturuar kriminal, nga 15 vite që kishte kërkuar SPAK. 

Këtij grupi iu kap në tetor të 2017, në Babicë të Vlorës një sasi prej 4 ton kanabis e fshehur në një vilë dykatëshe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël