Trafikuan 4 ton kanabis në Vlorë, GJKKO burg për Moisi Habilaj dhe 3 anëtarët e grupit të tij

Gjykata speciale kundër krimit dhe korrupsionit ka dhënë dënimet me burg për grupin e Habilajve, mes të cilëve edhe Moisi Habilaj, i cili është në kërkim. GJKKO vendosi sot të dënojë Moisi Habilaj me 10 vite burg për veprat penale trafik droge dhe grupi i strukturuar kriminal, nga 15 vite që kishte kërkuar SPAK. Të dënuar janë edhe 3 anëtarët e grupit, Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj secili i dënuar me nga 9 vite burg nga 13 vite që kishte kërkuar SPAK.  Mbi grupin Habilaj rëndojnë akuzat për veprat penale 'trafikim i narkotikëve' në tentativë kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal' dhe 'Grup i strukturuar kriminal'.

4 të dënuarit nga GJKKO kanë përfituar nga dënimi i shkurtuar duke e ulur me 1/3. SPAK kërkoi 63 vite burg në total, por ata përfituan nga gjykimi i shkurtuar duke marrë në total 37 vite burg.

Këtij grupi iu kap në tetor të 2017, në Babicë të Vlorës iu kap një sasi prej 4 ton kanabis e fshehur në një vilë dykatëshe.

Moisi Habilaj, është në arrati, ndërsa është i dënuar edhe në Itali me 15 vite e 5 muaj burg lënë në fuqi edhe nga Apeli atje, por ky vendim nuk u ekzekutua pasi ai u arratis nga banesa ku qëndronte me masë sigurie.  Pala italiane ka kërkuar nga autoritet shqiptare të vazhdojë kontrollet pasi ka dyshime të arsyeshme se Moisi Habilaj është larguar nga Italia për t’u fshehur në Shqipëri. Aktualisht në Itali ndodhet Nezar Seitaj me masën e sigurisë arrest në shtëpi dhe për hetuesit në Katania ai konsiderohet si financieri i grupit kriminal. Meridian Sulaj po vuan gjithashtu dënimin në Itali për trafik ndërkombëtar të drogës.

1621351231_habilajseitaj.jpg

Moisi Habilaj dhe Nezar Seiti

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim