Arrestohet nga policia Visar Ymeri
Vetëvendosje: Të lirohet menjëherë

Arrestohet nga policia Visar Ymeri<br />Vetëvendosje: Të lirohet menjëherë
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri është arrestuar nga policia e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lëvizja Vetëvendosje e cila thotë se ky akt tregon se shteti po mundohet ti mbyllë gojën opozitës, ndërkohë që kërkon lirimin e menjëhershëm të tij.

Visar Ymeri akuzohet se ëhstë përfshirë në një konflikt fizik me një deputet të PDK-së dhe shoqërimi për në polici ëhstë bërë gjatë mëngjesit të sotëm.

Ja deklarata e Vetëvendosjes
Sot, rreth orës 09:00, është arrestuar sërish kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri.
Si rezultat i dështimit të saj në ndërtimin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik, Qeveria e Kosovës, përmes drejtësisë që e ka kapur, ka riaktualizuar raste të para shumë viteve, vetëm sa për të shtypur kundërshtarët politikë. Në mungesë të çdo legjitimiteti, pushteti po synon të qeveris duke montuar raste dhe duke burgosur opozitën.
I ndeshur me pakënaqësinë më të madhe qytetare që ka ekzistuar ndonjëherë në Kosovë, ky pushtet, në vend që të reflektojë e t’i kthehet popullit, po e shndërron veten në regjim policor totalitar, që shtyp pakënaqësinë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon lirimin e menjëhershëm të kryetarit të saj dhe ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha rasteve gjyqësore politike dhe të montuara, kundër aktivistëve të saj.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011