MALLAKASTER - Një nga personat, e përfshirë në grabitjen e banesës së Ylli Kapllanajt në Ngraçie të Mallakstrës, është arrestuar. Ai quhet Roland Zeqiraj, 24 vjeç.
Zbardhja e ngjarjes së rëndë në Ngraçie të Mallakastrës vazhdon, që nga mbrëmja kur Kapllanaj goditi bandën e grabitësve të shtëpive. Hajdutët e shtëpive kishin kohë që vepronin në kë zonë, ku banorët u detyruan pjesërisht t'i lenë banesat e tyre për shkak të çarjeve të rrezikshme të tokës muaj më parë. Prej tyre mësohet se ata e kishin vënë në dijeni policinë për këtë fakt, por asnjë masë nuk ishte marrë.
Zyrtarisht, policia deklaroi pas vrasjes së Alushajt:
"Sot, me datë 20.04.2013 në vendin e quajtur fshati Ngraçie Mallakastër është vrarë me armë zjarri automatik, shtetasi Ildjon Alushaj, vjeç 21. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01.00 në oborrin e banesës së shtetasit Ylli Kapllanaj, i cili ka njoftuar policinë...Vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për dokumentimin e plotë ligjor dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje".
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com