Arrestohet një serb në Kosovë, i kërkuar për sulmin ndaj KFOR-it gjatë vitit 2023

Arrestohet një serb në Kosovë, i kërkuar për sulmin ndaj KFOR-it gjatë vitit 2023

Policia e Kosovës ka arrestuar dje (20 qershor) në Bistricë një person të dyshuar qytetar serb, për përfshirje në sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, ngjarje që ka ndodhur në maj të vitit 2023 në Zveçan.

Lajmin e ka konfirmuar për RTK zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovë në Veri, Veton Elshani.

Ai ka thënë se i dyshuari ishte në kërkim dhe se aktualisht po intervistohet nga hetuesit e krimeve të rënda.

“Sonte rreth orës 19.15 në pikën e kontrollit në Bistricë është ndaluar një person me inicialet L.D. që ishte në kërkim në lidhje me rastin e 29 Majit 2023 ku ishin lënduar 93 zyrtar të KFOR-it. I njëjti është duke u intervistuar në Mitrovicë në Stacionin policor në Jug. Ai po intervistohet nga ana e hetuesve të krimeve të rënda në Prishtinë dhe pas intervistimit do të vendoset për hapat e mëtejme”, ka thënë Elshani.

 

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Borrell: Kryeministri Kurti kushtëzoi vazhdimin e procesit të normalizimit Kosovë – Serbi

Borrell: Kryeministri Kurti kushtëzoi vazhdimin e procesit të normalizimit Kosovë – Serbi