VIDEO/ Shit-blerje votash për Partinë e Lirisë, 1 në pranga, 1 nën hetim! Qytetari kërkonte 15 mijë lekë për 4 vota! Meta: Inskenime të mjera të Çuçit

TIRANË –Pak ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, në mediat sociale janë publikuar video përmes të cilave të dyshuarit, flasin për shit-blerje të votave. Një prej tyre lidhet me një video të filmuar nga telefoni, të një personi, i identifikuar tashmë nga policia, që bën haptazi pazar në kafe për shitjen e votës.

Video pretendohet se është filmuar në një lokal në zonën e Freskut në kryeqytet. Personi në pamje është Agron Duro 61 vjeç banues në Tiranë, që tashmë po hetohet në gjendje të lirë nga policia. Në anën tjetër të telefonit, është Kristo Agalliu, 52 vjeç, i arrestuar në Kuçovë për llogari të policisë së Tiranës.

Në video dëgjohet Duro që i premton Kristo Agalliut se ka 4 vota, dhe bien dakord që të paguhen 10 mijë lekë për votën dhe 5 mijë për karburantin për rrugën që Agron Duro do me makinën e tij, do të bënte, ndoshta drejt Kuçovës, bashkë me 4 votuesit që pretendohet se do paguheshin.

"100 mijë lekë është turp. ia marrim por është turp 100 mijë lekë. Ti 2 vota ke, unë kam 4 vota. Po mirë unë kam makinë vetë, c’e dua makinën atje. Të më hedhë karburantin ai. E ul pazarin nga e keqja. 100 mijë lekë dhe 50 mijë lekë naftë. Pazari i fundit", thotë Duro.

Në videon e regjistruar me telefon, Agron Duro nuk përmend se në emër të cilës parti po blihen votat, por në media u përfol se Kristo Agalliu është koordinator i Partisë së Lirisë në Kuçovë. I menjëhershëm ishte reagimi i kandidatit të koalicionit Berisha-Meta për Kuçovën, Lefter Maliqi, i cili tha se personi i arrestuar është votues socialist dhe ngjarjen e cilëson inskenim të policisë me urdhër të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili tha se janë inskenime.

Pas shfaqjes në media të videos, policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi” arrestoi 52-vjeçarin Agalliu dhe po heton në gjendje të lirë 61-vjeçarin duke theksuar se të dy, kanë komunikuar me njëri-tjetrin për shit-blerje votash për një subjekt politik. Materialet procedurale për këtë çështje, i kanë kaluar SPAK-ut, që heton krimet zgjedhore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:43
Shit-blerje votash për Partinë e Lirisë? Meta: Lojë e Çuçit, inskenime të mjera për të respektuar urdhrat e Ramës

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për arrestimin e Kristo Agalliut për shit-blerje votash duke thënë se janë lojëra dhe inskenime të Bledi Çuçit. 

“Kjo është një lojë e Bledi Çuçit. Janë inskenime të mjera të tij. Të gjithë e dimë që Çuçi është një kapter i Edi Ramës dhe zbaton urdhrat e tij”, tha Meta.

 

Ora 12:42
Shit-blerje votash për Partinë e Lirisë? Maliqi: Shpifje! Agalliu është votues i PS, s’ka lidhje me ne! Vartësit e Çuçit po kërcënojnë qytetarët

1680026624_Screenshot3.jpg

Lefter Maliqi, kandidati i koalicionit Berisha-Meta në Kuçovë ka përgënjeshtruar lajmin se Kristo Agalliu është arrestuar për shit-blerje votash. Në një postim në rrjete sociale thotë se Agalliu është votues i PS dhe s’ka asnjë lidhje me Partinë e Lirisë apo PD. Maliqi nuk kursen komentin për Bledi Çuçin, për të cilin thotë se vartësit e tij po kërcënojnë votuesit.

“Përgënjeshtrim dhe shpifje e Policisë së Shtetit të urdheruar nga Çuçi si drejtues i dështuar i Qarkut Berat. Arrestimi i Kristo Agalliut eshte kombinacion i metodave inskenuese të Policisë së Shtetit me urdhër të Çuçit, pasi ky shtetas me origjinë nga Kuçova eshte votues i Partisë Socialiste me probleme shendetesore dhe nuk ka lidhje as me Partinë e Lirise dhe as me PD.

Ftoj kukullen Çuçi në debat televiziv ti nxjerr të gjitha provat! Si po kercennojnë vartesit e tij votuesit! Si po përdor policinë natën në mbeshtetje te drejtorëve të Bashkisë që ndajnë ndihma, joshin natën votuesit duke fikur dritat nëpër lagjet e qytetit etj. Uragani i fitores nuk ndalet! Çuç dështaku bashkë me kandidatin kukull Kreshnik Salillari pengun e oligarkut Pellumb Hajdari do marrin ndeshkimin e merituar! Uragani popullor nuk ndalet! Kuçova i perket qytetareve të majte dhe të djathtë. Kuçova do të jetë “Kantier Ndërtimi”!”, shkroi Maliqi.

Ora 09:25
VIDEO/Qytetari kërkon para për vota: Kam 4 copë, është turp 10 mijë lekë! Po e ul pazarin nga e keqja

Ky është momenti që tregon bisedën e një qytetari që është vënë në pranga, Agron Duro, i cili komunikon për shit-blerje votash.

“100 mijë lekë është turp. ia marrim por është turp 100 mijë lekë. Ti 2 vota ke, unë kam 4 vota. Po mirë unë kam makinë vetë, c’e dua makinën atje. Të më hedhë karburantin ai. E ul pazarin nga e keqja. 100 mijë lekë dhe 50 mijë lekë naftë. Pazari i fundit”, tha banori.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/05/2023 02:43

    PL-LSI iu kthye zakonit te vjeter per te cilin eshte specializuar! Dy gjera mund te thuhen pas kesaj:1-nga biseda,duket qe eshte dhe nje person i trete,i panjohur i perziere ne kete histori dhe 2-episode te tilla e bejne votimin elektronik ne mbare vendin te domosdoshem.

    Përgjigju
  • Jimmy: 10/05/2023 19:39

    Sahanlepiresi maliqi sa djathtas sa majtas kelysh k.... tere jeten per nje cop kock!

    Përgjigju
  • Ps korce: 10/05/2023 14:33

    Ku robi e ka sajuar vet kte vidjo se do ja ken kerkuar nga partia. Si u regjistroka kaq hapur dhe kaq me dashje.Idjoti idjot ngelet prandaj na udheheqin budallenjte e hajdutat.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 10/05/2023 13:15

    Foli dhe ky Maliqi,se mos merrte mungese dhe i behej verejtje se nuk mbeshteti shefat! Mos u bej merak Maliq,te kane me sy te mire dhe do te shperblehesh.Po ku e di ti ore qyqar se eshte e vertete apo jo,apo ke filluar pune si shef i hetuesise se UDB-ashit Berisha e te sivellait te tij me aksione ne Off Sore...kandidat per Non Grata? Prit nje here te shprehet organi koppetent e pastaj hape kamaren te vjellesh sa te duash e gjithe diten e zotit! Apo te kruhet dhe pret te ta kruajne pak!

    Përgjigju
  • prokurori i Aspakut te Berishovicit: 10/05/2023 12:56

    Bishti i qenit bisht qeni mbetet,i shtrember.Zakoni e vesi i vjeter zhduket vetem me shpirtin.Dhe bastardi spion e di se s'ka rruge tjeter qe te marri pervec votes se tij dhe te zarbes me botoks e me aksione ne offsore company,pa perjashtuar dhe voten e kontrabandistit qe ha fara rruges,Vasillaqit Petro s'ka vota te tjera.Keshtuqe c'te beje,rri rri e shkruan nje leter.Jep porosine qe te blihen ca vota ,se parate e vjedhura po nga shqiptaret ne keto 30 vjete do harxhoje.Fundja c'jane per kete sheik arab ca qindarka per blerje votash.Apo u harrua zarfi qe jepte ne Lezhe ne zgjedhjet e kaluara ky m...? Kur nuk ka sistem drejtesie e prokurore me t... ,por ka te tille si Kajana...ne kete vend mire ben.A nuk i nxjerr uje te zi ketij vendi?Te fala SPAKUT e krietarit te tij,zotit Numani nga dyshja ,gjarperi me dy koka,Sa-lik-ja!

    Përgjigju
  • ¤《》¡: 10/05/2023 12:16

    Ilir Metà i ka tana te zezat LSI ka ken nje parti prostitucioni neper zyra dhe ne bregdet(JALE),50% te femnave te ksaj partie kan provu krevatin dopio ne gjinin e lazrit te viles se ilirit.Kundershtart qe i kan dal kundra e ka msu berisha per duke zhduk edhe kufomat.

    Përgjigju
  • Arber: 10/05/2023 12:06

    Legenat . Jemi ne mesjete ,prandaj sa te jemi ne kete batak ku kemi qene e jemi m demokracia , standartet i shohim me dylbi.Se este ky lloj mileti pa jane edhe llumrat ne krye

    Përgjigju
  • abc: 10/05/2023 11:28

    ilir meta eshte nje hajdut i felliqur,,ai e ka vendin ne burg...kurse partia e tij te c'rregjistrohet nga politika...

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 10/05/2023 09:48

    Të bëhet shëmbull hajduti votave të LikeFloririt dhe MonaÇizmes. Ka 32 vjet që partia e Likes vjedhur vota e pasuri.Vret njërz të pafajshëm.Dhe SPAK nuk po vepron nga frika. Janë 2 përbindsha votash: Saliu & Like.Dhe akuzojnë të tjerët me paturpësinë më të madhe..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tensionohet protesta te “Sheshi Uillson”, Bardhi akuza Policisë: Po shpërdoroni detyrën, jeni me krimin e organizuar! Pse e zhurmon protestën me megafon!

Tensionohet protesta te “Sheshi Uillson”, Bardhi akuza Policisë: Po shpërdoroni detyrën, jeni me krimin e organizuar! Pse e zhurmon protestën me megafon!