TIRANE - Një 21-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të lokaleve dhe ambienteve publike. Policia e Tiranës thotë se sekuestroi rreth 25.6 cannabis sativa, e gatshme për shpërndarje dhe 2 aparate celularë.
Pas informacioneve të mara në rrugë operative, u bë arrestimi në flagrancë i E. L., 21 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Shërbimet e policisë në rrugën “Medar Shtylla” në afërsi të një lokali, gjatë kontrollit fizik i gjetën rreth 11 qese lëndë narkotike kanabis e ndarë në sasi të vogla e gatshme për tu shitur, si dy aparate celulare që përdoreshin për të siguruar klientele.
Kontrolli më tej ka vijuar dhe në banesën e 21-vjeçarit ku në një tub plastik në hyrje të banesës, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi prej rreth 5.8 gr lëndë narkotike kanabis, prej nga ku, në përfundim të veprimeve sasia e lëndës narkotike rezultoi 25.6 gramë.
I riu do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".