Arrestohet pakistanezi në Shkodër bashkë me 6 shtetas të huaj, do t'i kalonte drejt Malit të Zi me destinacion drejt BE-së

Është finalizuar një operacion policor në Shkodër për goditjen e kalimit të paligjshëm në kufi.

Operacioni "Hoti" në në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, vendosën në pranga shtetasin pakistanez, Anwar Muhamed 35 vjeç.

35 vjeçari banues në Swar, është arresutar në flagrancë nga policia në aksin Shkodër-Hani i Hotit, bashkë me 6 shtetas të huaj, për të cilët dyshohet se do i kalonte drejt Malit të Zi kundrejt pagesës. Ata kishin si destinacion final vendet e BE-së.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

G.B./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj