TIRANË- Një 26-vjeçar është arrestuar pasi në stadiumin 'Air Albania' gjatë derbit Partizani-Tirana ka hedhur fishekzjarrë.

I arrestuari është A.B 26-vjeç lindur dhe banues te 'Bregu i lumit' në Tiranë dhe akuzohet për veprën penale 'Veprime të dhunshme në aktivitet sportive'.

Sipas policisë ai është identifikuar nga kamerat e sigurisë teksa më datë 13 shjetor rreth orës 19:00 ka hedhur fishekzjarrë në stadiumin 'Air Albania në kohë që zhvillohej ndeshja.