Një pedagog shqiptar i Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit Publik ka rënë në prangat e Policisë Malajzeze, pasi mbi të rëndon akuza e terrorizmit. Lajmi, që nëse rezulton i vërtetë është i përmasave tepër të rënda, bëhet i ditur agjencia e lajmeve "Rusia Today", e cila është një agjenci lajmesh mjaft e ndjeshme ndaj lajmeve të terrorizmit, flet për përfshirjen e pedagogut shqiptar në grupin terrorist Abu Sayyaf.

Lajmi i shpërndarë gjatë ditës së sotme nga kjo agjenci nuk ka detaje të tjera mbi emrin e pedagogut shqiptar, dhe nëse ai është shqiptar apo kosovar, por ai ka rënë në pranga gjatë një aksioni të gjerë, bashkë me tre filipinas dhe katër malajzianë, të cilët dyshohet se janë të lidhur me grupin terrorist Abu Sayyaf.

Arrestimet janë kryer në Sabah, Selangor dhe Perak, nga 27 shtatori deri më 6 tetor. Mediat e huaja raportojnë se shqiptari i arrestuar ishte pedagog në një universitet publik, ndërsa ka pasur kontakt me Shtetin Islamik (ISIS).

Abu Sayyaf është një grup militant xhihadist, që operon kryesisht në Filpine dhe Malajzi.
mediat e huaja
(Shqiptari i arrestuar nga autoritet Malajzeze)

pedagogu isis
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com