ELBASAN - Arrestohet pas një hetimi 3-javor nga policia e Elbasanit një inspektori i tatimeve në Korçë. Mësohet se personi i arrestuar është Qamil Korça, rreth 50 vjeç.

Hetimet ndaj inspektorit Qamil Korça mësohet se kanë nisur pas denoncimit të shtetasit J.S nga Elbasani.

Policia e Elbasanit e cila ka kryer edhe arrestimin nuk ka dhënë detaje rreth operacionit, por mësohet se 50-vjeçari Korça i ka kërkuar ryshfet J.S.  

Sipas burimeve nga policia Qamil Korça u merrte nga 30 mijë Lekë bizneseve në formë ryfsheti

 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)