Elbasan- Një polic i burgut të Peqinit është arrestuar pasi akuzohet se ka future drogë brenda ambienteve të burgut.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB), mbi bazën e të dhënave nga inteligjenca operative, ka konstatuar dhe arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Erald Kasmi në IEVP Peqin, 'sepse gjatë futjes në ambientet në orarin zyrtare posedonte lëndë të dyshuar narkotike', informoi sot zyra e shtypit pranë kësaj drejtorie.
Për këtë arsye në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është ushtruar kontroll në banesën e tij në të cilën është gjendur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Policia thotë se hetimet vijojnë për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje për punonjës ose të dënuar/paraburgosur të përfshirë.
Materialet procedurale u referuan në në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)