Arrestohet avokati, i kërkoi 12 mijë euro familjes së 1 të dënuari për vrasje në Itali me premtimin se do e ekstradonte duke korruptuar zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë

Një avokat në Tiranë i kishte marrë 5000 euro familjes së  një dënuari në Itali, dhe kërkonte edhe 7000 të tjera pasi premtonte se përmes korruptimit të zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë do të bënte të mundur ekstradimin nga vendi fqinj.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka raportuar se bëhet fjalë për të dënuarin Fatos Hyseni, i cili është në burg për vrasje të bërë në vitin 1998. 

Avokati Lavdosh Shehu është prangosur nga SPAK ditën e sotme. Vetë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka njoftuar se e ka regjistruar procedimit penal nr. 179 të vitit 2021 dhe kanë siguruar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm së avokati Shehu ka kërkuar një shumë prej 12.000 (dymbëdhjetë mijë) eurosh, nga familjarët e të dënuarit F.H., duke premtuar dhe siguruar se ka aftësinë për të korruptuar funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas SPAK ngjarja ka ndodhur në vitin 2020. Avokatit Shehu i është caktuar masa e sigurimit “arrest në burg”.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qwert: 22/10/2021 17:26

    Avokat lavdoshi eshte njeri serioz dhe i perpiket per detyren e tij ,thjesht eshte ber nje denancim i rrem ..

    Përgjigju
  • Lorenci: 22/10/2021 16:23

    Per çfare akuzohet ky avokat? Thjesht se ka folur, qe ndoshta genjyer familjaret? Apo pse ka marre kaq shume para?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, ‘shpërthen’ Braçe: Këta horra që mendojnë se kanë imunitet nga Greqia të ndëshkohen me ligj! Cenuan shtetin dhe zyrtarët shqiptare

VIDEO/ Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, ‘shpërthen’ Braçe: Këta horra që mendojnë se kanë imunitet nga Greqia të ndëshkohen me ligj! Cenuan shtetin dhe zyrtarët shqiptare