Një efektiv policie është arrestuar mbrëmjen e sotme në Durrës, pasi po drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ndërsa ka qëlluar edhe në ajër me armën e shërbimit.
Punonjësi i arrestuar është Ilir Vrioni 49 vjeç, ndërsa ka qenë duke drejtuar mjetin e policisë në gjendje të dehur kur është prangosur nga SHÇBA.
Sipas njoftimit, nga testi me aparat drager, Vrioni rezultoi i dehur dhe akuzohet për “Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”. Njëkohësisht janë kryer veprimet e tjera për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. Në datë 30 shtator u arrestua shefi i stacionit të Patosit, Flamur Veliu pasi u përfshi në një aksident i dehur, ndërsa dy ditë më parë u lirua.
Komente








pardje,dt1 tetor ora 9.30 ne durres,karshi dyqanit te bulmetit perla,sa fillon rruga me drejtim te detyruar,ndalon nje makine veture boje qielli .,qe guidohej nga nje polic.prej saj doli nje polic barkderr me graden toger,i dehur tape,i merreshin kembet si mos me keq.ndalova e pashe.nuk kish gje me te shemtuar.hyri ne nje pallat .thashe me vehte"keta kane degjeneruar fare.ja sot nje tjeter qe arrestohet.turp.rradhet e policise duhen pastruar urgjent.keta njollos8n uniformen e policise.
Përgjigju