Arrestohet polici i komisariatit Pogradec, i dehur në makinë shkaktoi aksident dhe iku

Arrestohet polici i komisariatit Pogradec, i dehur në makinë shkaktoi aksident dhe iku

Foto ilustruese

Një polic me gradën nënkomisar në Komisariatin e Policisë Pogradec është arrestuar pasi u përfshi në një aksident të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Pogradec-Korçë.

Aksidenti u shënua rreth orës 22:20 të 25 qershorit 2023, në aksin rrugor Pogradec-Korçë. Ai u përfshi në një aksident me dëme materiale duke goditur një automjet tjetër dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se punonjësi i policisë drejtonte automjetin nën efektin e alkolit tej normave të lejuara, informoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë)

Nënkomisari, 46 vjeçar i identifikuar me inicialet L.D, 46 vjeç me detyrë Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, dyshohet për kryerjen e veprave penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe dosja i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet tradhtia e dhuna shtynë gruan me fëmijët drejt hedhjes në Bunë, çfarë postonte në rrjetet sociale Erdgys Arrazi

Dyshohet tradhtia e dhuna shtynë gruan me fëmijët drejt hedhjes në Bunë, çfarë postonte në rrjetet sociale Erdgys Arrazi