Nën tingujt e bandës frymore të qytetit nisën në Korçë aktivitetet për 82-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë. Përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë socialistë dhe familjarë të dëshmorëve morën pjesë në një ceremoni përkujtimore në teatrin e qytetit. Më pas, të pranishmit iu drejtuan Varrezave të Dëshmorëve, ku zhvilluan homazhe dhe vendosën kurora me lule në kujtim të atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit.


Lajmi kryesor:

82-vjetori i Çlirimit/ Krerët e shtetit homazhe te Varrezat e Dëshmorëve! Opozita sërish e përçarë, PD s’e njeh 29 nëntorin, PL nderime (VIDEO)