Një punonjës i policisë rrugore është arrestuar pasditen e sotme pasi pranoi 50 euro në formë ryshfeti nga një shtetas nga Kosova me iniciale S.D. Shtetasi kosovar u ndalua nga efektivi i qarkullimit Ylli Ulaj pasi kishte kaluar normën e shpejtësisë, në autostradën Milot – Lezhë.
Shtetasi nga Kosova ka kundërshtuar faktin se ishte në shkelje të rregullave të qarkullimit, dhe ka paguar sasinë e lekëve të kërkuar nga efektivi, duke i shpëtuar kështu procedurave administrative për shkeljen e kryer.
Shtetasi S.D. ka bërë më pas denoncim në numrin falas 0800 90 90 të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme.Brenda pak orëve u arrestua në flagrancë punonjësi i policisë dhe u sekuestruan në cilësine e provës 50 eurot e dhëna nga shtetasi kosovar.
Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme nxit qytetarët të denoncojnë cdo rast abuzimi të punonjësve të policisë duke konfirmuar vendosmërinë për të përballur me forcën e ligjit, çdo shkelës të tij.
Redaksia Online
(M.P/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com