BOSNJE-HERCEGOVINE - Presidenti i Federatës së Bosnje Hercegovinës, Zivko Budimir, ka rënë në pranga për mitmarrje. Arrestimi i tij është bërë gjatë ditës së premte në Mostar, pas pretendimeve se ai ka marrë para në këmbim të faljes së dënimeve të të burgosurve.
 
Mediat boshnjake shkruajnë se me urdhër të Prokurorisë së Gjykatës Supreme, zyrtarët e autorizuar policorë kanë filluar kryerjen e hetimeve në ndërtesën e Presidentit në Sarajevë si dhe në ndërtesën e qeverisë së Federatës në Mostar.

Vënia në pranga e Presidentit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zivko Budimir, vjen në sajë të disa aksioneve të cilat kanë në shenjëstër, dhjetëra persona që ndërlidhen me vepra penale nga fusha e korrupsionit, mitmarrjes, keqpërdorimit të detyrës zyrtare, vënies në qarkullim të drogave dhe krim të organizuar.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)