TIRANE - Vihet në pranga shefi i krimeve në komisariatin numër 1 në kryeqytet. Fatos Goxhaj është vënë në pranga pas një hetimi dymujor nga SHKB dhe task-forcë në prokurorinë e Tiranës. Ai akuzohet për korrupsion aktiv dhe pasiv për ndërhyrje në disa cështje kriminale kundrejt një përfitimi prej mijera eurosh.
Task Force në prokurorinë e Tiranës dhe SHKB kanë zhvilluar hetime lidhur me periudhën në të cilën ushtronte këtë detyrë Goxhaj nga fundi i vitit 2011 deri në prill të 2012. Goxhaj akuzohet per korrupsion aktiv dhe pasiv dhe dyshohet se ka ndërhyrë në cështje të ndryshme penale në këmbim të ryshfetit, i cili jepej në euro.
Arrestimi i tij eshte bere pasi gjyqtari Sokol Toma, kishte caktuar ndaj shefit te krimeve ne komisaritin numer 1 ne Tirane masen e sigurise me burg. Mësohet se 3 ditë më parë i ishte komunikuar transferimi për në komisariatin e Përmetit.
LEVIZJET NE POLICI
Kohët e fundit, në strukturat e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka pasur disa lëvizje edhe përsa i përket shefave të hetimit të krimeve nëpër komisariate. Kështu janë lëvizur shefat e komisariateve nr. 1, 2, 3 dhe 5, ndërkohë që priten lëvizje të të njëjtit nivel edhe te dy komisariatet e tjera. Sa u përket këtyre lëvizjeve, një prej shefave të hetimit të krimeve, është pikërisht ai i Komisariatit Nr. 1, Fatos Goxhaj, i cili është dërguar në Përmet, ndërkohë që në vendin e tij është emëruar Edmond Sula, që ishte shef i seksionit të analizës në sektorin e parandalimit të krimeve.
Ndryshimet e realizuara me propozim të drejtorit të Policisë së Tiranës pritet të pasohen me lëvizje të tjera edhe në nivelin e gradës “Kryekomisar”. Madje, është njoftuar se pritet të ndryshohen pesë shefa komisariatesh në kryeqytet, por nga kontaktet e marra me personat që mbajnë këto funksione aktualisht, mësohet se ende nuk janë njohur me urdhra të tillë. Lëvizjet e policisë kryeqytetase kanë sjellë ndryshime edhe në disa drejtori policie të tjera, siç janë ajo e Beratit dhe ajo e Fierit, ku bie në sy se shefi i krimeve i Komisariatit të Fierit është ndryshuar kokë më kokë me shefin e krimeve të Komisariatit Nr. 5, (që mbulon zonën e Kamzës). Ndërkaq, ndryshime janë kryer edhe në qarqe të tjera.
(jd/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com