Lejuan ndërtimin e një kati shtesë në rrugën Transaballkanike, arrestohen dy zyrtarët e bashkisë Vlorë! Pranga dhe pronarit të lokalit

VLORË- 2 zyrtarë të bashkisë së Vlorës në zyrën e Urbanistikës, janë vënë në pranga pas dyshimeve për abuzim me detyrën. Përgjegjësi i zyrës së Urbanistikës Rubin Hekurani dhe specialisti i kësaj zyre në bashkinë e Vlorës Klaudio Mehmetaj janë arrestuar nga policia, pasi i kanë miratuar një leje ndërtimi 53-vjeçari Nikos Kulas në rrugën Transballkanike. Zyrtarët e bashkisë kanë lejuar ndërtimin pa leje të një tende në një lokal, por pronari i këtij biznesit, ka tejkaluar lejen, duke ndërtuar edhe një kat shtesë. Për këtë arsye, në pranga ka rënë edhe 53-vjeçari Kulas.

'Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, u bë ekzekutimi i vendimit të datës 09.11.2021, i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasit:

-R. H., 33 vjeç dhe K. M., 32 vjeç, të dy banues në Vlorë, me detyrë punonjës pranë zyrës së Urbanistikës, Bashkia Vlorë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim; 

-N. K., 53 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.  Dy punonjësit e urbanistikës dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke i miratuar një leje ndërtimi shtetasit N. K., i cili më pas e ka tejkaluar atë, duke ndërtuar një kat shtesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roni: 10/11/2021 18:52

    Mbase tani , rubini do ti kallezoje prokurorise sekretin sesi ndertohet nje hotel me 600 mije leke rroge

    Përgjigju
    • Mat shoku milo: 11/11/2021 08:56

      Joo ca thua ti, ka kursyer me ate rroge eshte ndertuar hoteli. Veten e mbante me leket cocos qe shiste tek irish time

  • Vlonjat qytetar, JO DHJAR: 10/11/2021 09:53

    Mos u ngopshit, ilace i befshit!

    Përgjigju
  • Lulekuqet mbi çati: 10/11/2021 00:59

    Pa shiko pa shiko, rubinii, ta gezosh sapunin dhe e paç kemben e mbare dhe per altinin

    Përgjigju
  • dukatas: 09/11/2021 20:06

    Dritam Leli eshte fatkeqsia e Vlores Kancer qe s.ka sherim por ka vetem Spak qe e heq Turpi i ngelet Rames qe e vuri prap ne mandatin e dyte.

    Përgjigju
  • Miri: 09/11/2021 18:43

    Te erdhi koha more Rubin mjaft me... ke bere pislleqe ne stallen e bashkise sa ke dashur ke qe ne kohen e gjikes qe po majmesh,, tani nga hundet do te dalin te gjitha ,,, ke bere edhe keq ne kurriz te hallexhinjeve por zoti vonon dhe nuk harron ta gezosh sapunin..

    Përgjigju
    • L.la: 18/11/2021 19:49

      Ka filluar qe I ati, e ka patur nenkryetar bashkie

  • Toni: 09/11/2021 17:42

    E ka radhen Tan leli ajde se do beheni grup I fort brenda Po ju pret klodjana troci

    Përgjigju
    • Indiferenti: 09/11/2021 18:14

      Strumbullari dhe krye i korruptuari eshte Dritan Leli. Shikoni lejet e ndertimit te 2 viteve te fundit. Nuk ankimohet asnje leje per ne gjykaten e shkalles se dyte kur firma i dorezon 50.000 euro kryetarit. Ata qe nuk dorezojne paret jane ankimuar ne shkallen e dyte. Futjuni dhe tenderave dhe do shihni korrupsionin e tmerrshem ne bashkine Vlore. Spaku ne veprim

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri