Me rastin e festës së shenjtë të Krishtlindjeve, Mitropoliti i Gjirokastrës  Nathanail ka kremtuar meshën festive në kishën Shën Harallambi në Sarandë, në praninë e dhjetëra besimtarëve ortodoksë.

Gjatë ceremonisë fetare Mitropoliti Nathanail përcolli mesazhe paqeje, shprese dhe bashkimi, duke theksuar rëndësinë e besimit, dashurisë për njëri-tjetrin dhe ndihmës ndaj më të dobëtëve, veçanërisht në këtë periudhë të shenjtë të vitit.

Pas përfundimit të meshës së Krishtlindjeve, u shpërndanë dhurata për fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Vangjel Pulla”, duke sjellë gëzim dhe buzëqeshje për më të vegjlit. Ky gjest simbolik u shoqërua me një mesazh të fortë solidariteti, kujdesi dhe dashurie, vlera që Krishtlindjet i përcjellin në thelb të tyre.


Lajmi kryesor:

Kremtohet Krishtlindja, besimtarët në të gjithë vendin mbushin kishat! Lutje dhe mesazhe paqeje