Një 37 vjeçar nga Lezha është arrestuar në aksin Lezhë - Shkodër pasi u kap në flagrancë me një pako ku brenda ishin 1 mijë fara kanabisi.
Arrestimi I tij u krye në në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër” pas një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Lezhë
‘Nga kontrolli fizik i kryer në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, këtij shtetasi iu gjetën 1000 fara cannabisi, të cilat i posedonte për t’i shitur, me qëllim kultivimin” informoi sot policia e Shkodrës.
Policia ka publikuar videon e arrestimit në flagrancë të 37-vjeçarit të identifikuar me inicialet K.M.
Dosja i kaloi për hetim prokurorisë së Shkodrës.