Arrestohet shoferi i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, shiste ujë me makinën e ndërmarrjes

Arrestohet shoferi i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, shiste ujë me makinën e ndërmarrjes

DURRËS - Shoferi i drejtorisë së Ujësjellës Kanalizmeve Durrës dhe një qytetar, u arrestuan nga Policia e Durrësit në një operacion të koduar "Porosia e Fundit" për veprat penale të vjedhjes dhe shpërdorimit të detyrës.

Pas hetimeve disa mujore në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2018, u arrestua A. Gj., 50 vjeç, banues në lagjen Nr.4, Durrës, me detyrë shofer pranë Drejtorisë UKD sh.a..

Sipas Policisë së Durrësit, shoferi i UKD-së, me automjetin e kësaj ndërmarrjeje shpërndante ujë për subjekte dhe persona të interesuar kundrejt pagesës. 

Po ashtu u arrestua S. P., 56 vjeç, banues në lagjen Nr.17, Durrës, sepse vidhte ujë në tubacionin e UKD sh.a., Durrës, duke e tregtuar në subjekte dhe persona të interesuar.

Policia thotë se vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për vënien para përgjegjësisë të personave të tjerë të implikuar.

Punonjësi i UKD-së  A. Gj., do të hetohet nga Prokuroria e Durrësit për veprat penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën" dhe "Shpërdorim i detyrës". Ndërsa S. P., për veprën penale "Vjedhja".

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tyu: 26/07/2019 20:53

    Popull hajdut

    Përgjigju
  • Fredi: 26/07/2019 15:06

    Dërrmojini gjith mutat katnar të ktij lloji!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion