Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane. Mirjan Luzi është arrestuar pas një operacioni që ka zgjatur 72 orë nga policia italiane në Torino.
 
Ai ishte shpallur në kërkim që nga qershori i kaluar, pasi ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë arrest me burg.
 
Mirjan Luzi akuzohet për trafik vajzash, vjedhje dhe kalim klandestinësh drejt Italisë.
 
Luzi dhe 14 persona të tjerë akuzohen se kanë marrë nga Shqipëria dhe Italia, si dhe nga vende të tjera të Europës vajza, të cilat i kanë trafikuar. Ato dhunoheshin, kërcënoheshin dhe u nxirreshin dokumente të rremë, ndërsa përfundimi ishte prostituimi në rrugë.
 
Që nga muaji qershor i vitit 2015, kur Luzi u shpall në kërkim, policia italiane ka vënë në pranga 59 persona, 20 të tjerë janë denoncuar për shpërndarje droge dhe krime të tjera, ndërsa janë sekuestruar 9 kilogramë lëndë narkotike, heroinë, kokainë dhe hashash.


mirjam luzi

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)